Forcat e Armatosura të Turqisë kanë trajnuar ushtarët e FSK-së.
Trajnimi u bë me armë automatike, dhe me snajper, njoftoi ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
“Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë”, shkroi ai në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
“Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, u shpreh tutje ministri.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>