Finalistja e BBVA 4, Egli Tako, ka ndezur rrjetin me një postim të thjeshtë, por shumë domethënës. Ajo publikoi një fotografi në InstaStory nga vetura, duke zbuluar se ndodhet në Prishtinë, me përshkrimin: “Era Prishtinë”.
Në foto, Egli shihet e vetme, duke pozuar nga sedilja e shoferit. E veshur me stil minimalist, por elegant, ajo mban në dorë syzet e diellit dhe shfaqet me një qetësi intriguese. Ajo nuk dha asnjë informacion shtesë, duke lënë hapësirë për interpretim dhe shumë pikëpyetje nga ndjekësit e saj.
A është kjo një vizitë private, apo ka ndonjë arsye profesionale pas udhëtimit të saj? Spekulimet nisën menjëherë, veçanërisht rreth Gjestit, me të cilin Egli ka pasur një lidhje të komentuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 4.

Një pjesë e fansave mendojnë se ky udhëtim mund të jetë sinjal për një ribashkim mes tyre, ndërsa të tjerë sugjerojnë se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët muzikor — ndoshta dueti i shumëpërfolur që është lakuar në rrjete sociale.
Egli, e njohur për mënyrën e saj diskrete të të komunikuarit me ndjekësit, nuk ka dhënë ende asnjë sqarim. Megjithatë, një gjë është e sigurt: vizita e saj në Prishtinë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka ngjallur kureshtjen e publikut.
A do të sjellë kjo vizitë një rikthim sentimental, apo një bashkëpunim artistik? Koha do ta tregojë! /Telegrafi/