Ish-banorja e Big Brother VIP, Egli Tako, ka ndarë më shumë detaje rreth projektit të saj më të ri muzikor, këngës “Jetë”. Gjatë një interviste në emisionin “Goza & Gra”, Egli tregoi se përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kishte përgatitur disa materiale muzikore, duke theksuar se muzika ka qenë gjithmonë pasioni i saj i vërtetë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kënga nuk ishte rastësi. Kam përfunduar një shkollë arti dhe kam pasur pesë projekte muzikore të gatshme më parë,” u shpreh Egli. Ajo shtoi se gjithmonë ka lobuar për të ndjekur një karrierë në muzikë, duke theksuar: “Nuk jetoj dot pa muzikë.”
Egli nuk dha një emër specifik lidhur me personin të cilit i dedikohet kënga, duke lënë të kuptohet se krijimet e saj janë të hapura për interpretim. “Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim,” përfundoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);