Pas përfundimit të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 4, Egli Tako ka reaguar për herë të parë mbi përvojën e saj brenda shtëpisë, duke e cilësuar atë si një kapitull të paharrueshëm të jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Egli, e cila u bë një nga finalistet e edicionit, u shpreh e emocionuar për faktin që arriti deri në fund pa qenë ndonjëherë pjesë e garës si banore zyrtare.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV”, u shpreh ajo.
Duke folur për përjetimet emocionale në shtëpi, Egli ndau mendimin e saj edhe për marrëdhënien me Gjestin, me të cilin pati një dinamikë të lartë gjatë qëndrimit në spektakël. “Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur.”
Kujtojmë që fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh u shpall pikërisht Gjesti, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u renditën përkatësisht Rozana Radi dhe aktori Laert Vasili.
The post Egli Tako pas finales së BBV4: Nuk e prisja, por e fitova timen… appeared first on Sinjali.