E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeShowbizEgli, Gjesti, Laerti apo Rozana - Kush e fiton Big Brother VIP...

Egli, Gjesti, Laerti apo Rozana – Kush e fiton Big Brother VIP Albania 4? – Telegrafi

Pas një udhëtimi të gjatë, me net pa gjumë, debate të forta, afrime dhe tërheqje, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 kanë mbërritur në prag të finales së madhe.

Një natë përpara shpalljes së fituesit, emocioneve duket se nuk po u gjendet fundi.

Brenda shtëpisë, gjithçka ka ndodhur: miqësi të papritura, përplasje të tensionuara, lidhje dashurie që u vunë në sprovë dhe shumë të qeshura e lot.

Dyshja Egli dhe Gjesti kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre të luhatshme, që herë afronte me puthje pasionante dhe herë i ndante me heshtje të gjata.

Ndërkohë, Rozana e gatshme të ngushëllojë dhe të japë dashuri pa kushte. Në këto ditë të fundit, lotët e saj dhe të Eglit kanë prekur zemrat e publikut, duke treguar sa thellë e kanë përjetuar këtë eksperiencë.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Laerti ka luajtur një lojë më të qetë, por tepër të vëzhguar. Ai nuk ka rënë në gjurmët e dramave të mëdha, por ka qenë gjithmonë aty ku duhej, me një qëndrim të ekuilibruar dhe shpeshherë me fjalë që lënë gjurmë.

Tani gjithçka është në duart e publikut. Katër finalistë, katër rrugë të ndryshme, por të gjithë me një qëllim: të fitojnë zemrat e publikut dhe të rrëmbejnë kurorën e këtij edicioni.

Finalja është nesër, mbetet të shihet kush do të ngjitet në majë këtë të shtunë. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);
//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT