E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizEgli dhe Gjesti hedhin dyshime, thonë se historia e përdhunimit të Laertit...

Egli dhe Gjesti hedhin dyshime, thonë se historia e përdhunimit të Laertit si fëmijë është gënjeshtër – Telegrafi

Një nga momentet më të komentuara të spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ishte rrëfimi emocional i aktorit Laert Vasili, i cili zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij.

Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.

Por ndërsa publiku ende po e përtyp këtë rrëfim të rëndë, Egli Tako dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.

“Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë,” u shpreh Egli në një ton të rezervuar, por të qartë në dyshimin e saj.

Gjesti nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë se gjithçka mund të përdoret në këtë pikë të lojës për të ndikuar emocionet e publikut.

Ky diskutim ka ndezur debat edhe jashtë shtëpisë, sidomos për faktin se Egli dhe Laerti ndodhen aktualisht në televotim, ku vetëm një prej tyre do të shkojë në finalen e madhe më 19 prill. Kjo ka shtuar spekulimet në rrjet se deklaratat e tilla mund të jenë të motivuara edhe nga tensioni i garës dhe etja për fitoren.

Nuk është hera e parë që në reality show të këtij niveli përdoren rrëfime personale si pjesë e strategjisë për të fituar zemrat e publikut, por kur bëhet fjalë për tema kaq të ndjeshme si abuzimi në fëmijëri, dyshimet dhe komentet mund të shndërrohen lehtësisht në polemika. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT