Efi Dhedhes për ngjarjet në Big Brother VIP: Njerëzit kanë akoma mllef për Luizin, jetojnë para tri vjetësh

Efi Dhedhes për ngjarjet në Big Brother VIP: Njerëzit kanë akoma mllef për Luizin, jetojnë para tri vjetësh

Ish-banoria e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality shoun që e bëri të njohur për publikun.

Efi, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi ishte pjesë e grupit të Luiz Ejllit dhe shpesh u përball me Olta Gixharin, ka ndarë mendimet e saj pas tri vitesh nga ai moment.


Në një intervistë për emisionin “Canape”, ajo është shprehur se ende ka njerëz që mbajnë inate dhe emocione të forta për ngjarjet e asaj kohe.

Foto: YouTube

“Njerëzit kanë mllef akoma, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njerëz që kanë mllef, jetojnë para tre vitesh por”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Efi tregoi se ajo vetë nuk ka asnjë lloj mllefi apo kontakti me ish-banorët.

“Nuk kam mllef për asnjë, as kontakte”, shtoi tutje.

Ajo e përshkroi përvojën në Big Brother VIP si diçka të bukur dhe të paharrueshme, që tashmë është pjesë e historisë së saj.

“Ka qenë shumë e bukur, ajo ka qenë, ka ekzistuar. Nuk e fshimë dot”.

Dhedhes mbetet një nga personazhet më të pëlqyera që kanë dalë nga formati, e cila pas daljes nga shtëpia ka ndërtuar një karrierë të suksesshme. /Telegrafi/