E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeEfekti i superfestivalit: “Sunny Hill” lë hotele e motele pa dhoma të...

Efekti i superfestivalit: “Sunny Hill” lë hotele e motele pa dhoma të lira (VIDEO)

Derisa të mblidhen në Bërnic, adhuruesit e muzikës janë të shpërndarë gjithkah nëpër Kosovë.

Vizitorët nga rajoni e vendet shumë më të largëta që erdhën për festivalin madhështor, “Sunny Hill”, kanë rezervuar gati krejt hotelet në vend.

Disa, sipas Odës së Turizmit dhe Hotelerisë, qarën u desh ta kërkojnë edhe ndryshe, raporton Klan Kosova.

Për ata që nuk planifikuan më herët, opsionet po pakësohen.

Por, ka nga ata që hallin e qëndrimit e zgjidhën para 1 muaji.

Entuziazmi për ta parë Dua Lipën, por edhe artistë të tjerë të shumtë ndërkombëtarë, dikë e shtyu të vijë nga Polonia.

Festivali “Sunny Hill”, i cili do të mbahet me 1, 2, e 3 gusht, pritet të bëjë bashkë botën përmes këngës e muzikës në tokën kosovare. /Klankosova.tv

The post Efekti i superfestivalit: “Sunny Hill” lë hotele e motele pa dhoma të lira (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT