Edukatorja rome në hall me DKA-në: Më degraduan për shkak të ngjyrës… (VIDEO)

Edukatorja rome në hall me DKA-në: Më degraduan për shkak të ngjyrës… (VIDEO)

Për të gëzuar të drejtat e veta, iu desh që të luftojë fort.

Fakti që i përket komunitetit rom, Behares sikur po ia mbylltë të gjitha rrugët.

Shkollimi e përgaditja profesionale i mori mund të madh dhe pas gjithë asaj, Behare Berisha u punësua si edukatore në shkollën “Matilo Gores” në Prizren.

Sa herë vinte fundi i kontratës që tanimë 55-vjecarja pati me organizatën Caritas, problemet fillonin e zgjasnin me javë të tëra derisa i vazhdohej kontrata tjetër.

Problemet e saj po vazhdonin mirëpo komuna e Prizrenit assesi nuk pranonte që kontratën e saj dhe të tri kolegeve të saj nga komuniteti rom, të e merrte përsipër.

Me vite të tëra, Beharja e shoqet e saj u përballën me këtë pasiguri në punë deri para disa vitesh kur ajo e koleget kaluan nën ombrellën e DKA-së në Prizren.

Kur gjithcka i dukej se kishte zënë vendin e vet dhe drejtësia kishte triumfuar, në vitin 2023 Beharja merr një lajm.

Me arsyetimin se numri i nxënësve në klasat e mësimirt parafillor kishte rënë, Beharen e kolegen e saj e larguan nga ajo shkollë.

“Degradimi” në detyrë e anashkalimi institucional që sipas saj po i bëhet, Beharja për KIKS Kosovën tha se po ndodhë vetëm për faktin se ajo i përket komunitetit rom.

Arsyetimi i dhënë për ndërrimin e vendit të punës, sipas Behares nuk qëndron aspak.

55-vjecaren nga edukatore e mësimit parafillor që punoi për 18 vjet, e dërguan të punojë në kopshtin “Zambaku i Prizrenit”.

Pas 18 vjetësh punë si edukatore e cila përgadiste nxënësit për klasën e parë, Beharen e dërguan të punojë në kopsht ku duhet të udhqejë e të vendosë në gjumë fëmijët.

Pa e nënvlërësuar këtë punë, 55-vjecarja thotë se po e ka shumë të vështirë që të adaptohet në këtë vend.

Edhe pse me shumë vërshtirësi, Beharja thotë se e vazhdoi punën për hir të fëmijëve të kopshtit.

Të vazhdojë përpara me punë, motivim i dhanë edhe prindërit e kënaqur me punën e saj.

Mirëpo pritjes e durimit të Behares sikur po i vie fundi.

Qysh para 2 vjetësh, nga komuna e Prizrenit Beharja thotë se i kishin dhënë fjalën se do merrej parasysh ankesa e saj.

Zemërimi 55-vjecares iu shtua kur koleget e saj nga kopshti ku punon tani, ani pse me pak vite përvojë arritën të transferohen në shkolla e të punojnë me fëmijë parafillor.

Ndërrimi i vendit të punës, Behares po i kushton shumë.

Asaj po i duhet të paguajë transport e të ecë disa minuta, vetëm për të mbërritur në kopshtin ku komuna e Prizrenit vendosi që ajo të punojë.

55-vjecarja rastin e kishte dërguar edhe në gjykatore mirëpo këta të fundit nuk i dhanë të drejtë ankesës së saj por vendimit të komunës.

 

 

The post Edukatorja rome në hall me DKA-në: Më degraduan për shkak të ngjyrës… (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.