Juventus ka përfunduar këtë javë transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga skuadra e Ligue 1, Lille, në ditën e fundit të afatit kalimtar. 26-vjeçari pritet të tregojë vlerat e tij dhe të sjellë energji të re në skuadrën e ‘Bianconerëve’.
Në një intervistë të shkurtër për llogarinë zyrtare të klubit në Instagram, Zhegrova zbuloi disa anë të personalitetit të tij dhe pritshmëritë për sfidën e re. Kur u pyet “Kush është kundërshtari më i fortë që ke përballuar?”, ai u përgjigj: “Ende nuk kam një të tillë”.
Ndërsa, kur iu kërkua të përshkruhej me një fjalë, sulmuesi kosovar zgjodhi “i pandalshëm”, duke treguar ambicien dhe besimin në aftësitë e tij.
Nënshkrimi i Zhegrovas në ditën e fundit të afatit kalimtar tregon qartë besim dhe energji të madhe, dhe trajneri Igor Tudor do të ketë në dispozicion një lojtar të ri emocionues, i cili do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme thellësinë e skuadrës.
Zhegrova gjithashtu rrëfeu se idhulli i tij është Lionel Messi, ndërsa ëndrra e tij me Juventusin është të shënojë një gol në minutat e fundit për të fituar titullin apo diçka të tillë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!