Khvicha Kvaratskhelia është shumë afër largimit nga Napoli. Sipas mediave franceze, Paris Saint Germain ia ka vënë syrin shumë seriozisht sulmuesit gjeorgjian, duke e vënë në tavolinë një shifër mes 80 dhe 90 milionë euro, ku përfshihet edhe kartoni i ish-mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, i cili ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Luis Enrique.
PSG-ja, e cila veçse kishte tentuar të nënshkruante me gjeorgjianin verën e kaluar, ka identifikuar zëvendësuesin e talentit të Napolit, Randal Kolo Muani, i cili ka hyrë në radarin e Juventusit në këtë merkato dimërore.
Por, për shërbimet e Kvaratskhelias është i interesuar edhe Manchester United, i cili e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Marcus Rashfordit, i cili nuk duket të jetë në planet e ardhshme të Djajve të Kuq. Sulmuesi anglez, i cili është shumë i pëlqyer nga Milani, mund të bëhet pjesë e pazarit me napolitanët për gjeorgjianin në Old Trafford.
Me paratë e grumbulluara nga shitja e gjeorgjianit, i cili deri pak javë më parë dukej se do të nënshkruante kontratë të re, klubi italian do të përpiqet të forcojë më tej skuadrën: ndër objektivat është Federico Chiesa, i cili është në vështirësi për të zënë vend te Liverpooli, dhe Edon Zhegrova, anësori kosovar i Lillet.
Në skenë është edhe David Frattesi, i cili raportohet se ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Interi sepse nuk ka minutazhë të mjaftueshme nga Simone Inzaghi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>