Edi Rama: Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren e madhe kundër Serbisë, e cila u arrit mbrëmjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka vlerësuar përkushtimin dhe shpirtin luftarak të futbollistëve shqiptarë, duke theksuar se ishte një fitore e merituar.

“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, ka shkruar Rama.

Shqipëria triumfoi me rezultat minimal, por me rëndësi të madhe historike, ndaj Serbisë. Edhe pse pjesa e parë nuk solli ritëm të lartë nga kuqezinjtë, gjithçka ndryshoi në minutën e 46-të, kur Rey Manaj realizoi golin e vetëm të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë.

Fitorja e vendos Shqipërinë në një pozitë të favorshme në grupin kualifikues dhe rrit shpresat për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/