Ekipi i Barcelonës në kategorinë e femrave e ka mposhtur atë të Real Madridit në finalen e Superkupës për Femra me rezultat të thellë, 5-0.
Katalunaset, serinë e “bombardimeve” ndaj Realit e nisën në minutën e 31-të, ku shënoi Graham, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Pajor e dyfishoi epërsinë.
E njëjta lojtare shënoi edhe një herë brenda pjesës së parë, në minutën e tretë të shtesës, njofton Klankosova.tv.
Barça shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë, fillimisht me Gujiarron në të 62-ën dhe në të 85-ën për rezultatin final u përkujdes Putellas.
Për 90 minuta lojë, vashat madrilene patën vetëm dy goditje në portë dhe një jashtë saj, ku vendaset nuk i lejuan që ta krijojnë asnjë shans të rrezikshme.
Përveç vashave, fitore të thellë prej 2 me 5 shënoi edhe ekipi i Barcelonës në kategorinë e meshkujve ndaj atyre të Realit, pikërisht në finale të Superkupës së Spanjës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>