Barcelona e regjistroi mbrëmë një fitore të çmendur duke e mundur Benfican me përmbysje me rezultat 5:4, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë.
Por, gjakrat u nxehën me të përfunduar loja, me lojtarët e ekipit portugez që ishin të nervozuar, gjë që bëri që situata të eskalonte rrugës për në dhomat e zhveshjes.
Mediat raportuan se kishte përleshje mes dy ekipeve pas ndeshjes së vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
E i përfshirë në këtë rrahje ishte edhe braziliani Raphinha, i cili ishte vendimtar në fitoren domethënëse të gjigantit katalunas.
Madje, braziliani thuhet të ketë qenë në qendër të incidentit, pas së cilit u desh të intervenonte sigurimi për ta bllokuar qasjen për tek dhoma e zhveshjes së ekipit katalunas.
“Derisa isha duke u larguar nga fusha nisën të më fyenin. Natyrisht, unë ua ktheva në të njëjtën monedhë, ndonëse jam i vetëdijshëm se s’duhet ta bëja këtë. Unë i respektoj të gjithë nëse edhe ata më respektojnë, por nuk e mbyll gojën nëse më fyejnë njerëzit.
Situata u bë e papranueshme me lojtarët kundërshtarë, të cilët po më fyenin pa u ndalur. Edhe unë e kam një kufi, nuk lejoj që gjërat ta kalojnë limitin. Ky eskalim është normal pas një përfundimi të tillë dramatik të lojës”, deklaroi Raphinha pas incidentit.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);