E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajme''Edhe politika një lloj sporti'', Xhavit Haliti me 14-sh si Cruyff, Henry...

”Edhe politika një lloj sporti”, Xhavit Haliti me 14-sh si Cruyff, Henry e Alonso!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të prezantuar numrin e tij në listën zgjedhore – numrin 14.

Në një reagim të fundit, Haliti e krahasoi këtë numër me figurat legjendare të futbollit, si Johan Cruyff, Thierry Henry dhe Xabi Alonso, duke i dhënë një “aromë sportive” garës për parlamentin, transmeton klankosova.tv.

”Numri 14 është sinonim i legjendave që kanë shkruar histori në fushën e futbollit. Edhe politika është një lloj sporti” u shpreh Haliti, duke lënë të kuptohet se ai është gati për “fushën politike” për golat vendimtarë!

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT