E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/edhe-pas-nje-ore-lideret-politike-ne-takim-per-ta-zgjidhur-bllokaden-institucionale/Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën...

https://klankosova.tv/edhe-pas-nje-ore-lideret-politike-ne-takim-per-ta-zgjidhur-bllokaden-institucionale/Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale – Klan Kosova

Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti.

Temë e këtij takimi është zhbllokim i situatës politike, përkatësisht konstituimi i kuvendit. Takimi është thirrur pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se kuvendi duhet konstituuar brenda 30 ditëve.

Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihen se në takim, AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj.

Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.

The post Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT