Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i katërt i ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ – nxitoni për të blerë biletën tuaj!

Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i katërt i 'Zurich Shqip Up Comedy Festival' - nxitoni për të blerë biletën tuaj!

Festivali i shumëpritur “Zurich Shqip Up Comedy” do të rikthehet këtë fundmuaj me edicionin e katërt, duke sjellë dy net të mbushura me humor, argëtim dhe muzikë shqiptare në zemër të Cyrihut.

Ngjarja do të mbahet më 31 tetor dhe 1 nëntor, duke bashkuar emra të njohur të skenës së stand up-it dhe artistë të dashur të muzikës shqiptare.


Programi i festivalit është i ndarë në dy mbrëmje:

– Nata e parë (31 tetor) do të hapet me performancat plot energji të Luan Comedy, Ernest Zymberi, Besart Sllamniku, Edona Reshitaj dhe Med Sadrijaj. Mbrëmja do të kulmojë me after party-n ku do të performojë grupi i njohur TNT, duke sjellë një atmosferë festive për të gjithë të pranishmit.

– Nata e dytë (1 nëntor) do të sjellë një kombinim të ri humori dhe satire me T-Romino, Shpend Ahmetin, Valina Muçollin dhe Lulzim Bucollin, duke garantuar një tjetër natë të paharrueshme për publikun.

Moderimin e të dy netëve do ta mbajnë Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi, të cilët do t’i japin eventit një frymë dinamike dhe të gjallë.

Organizatorët njoftojnë se kanë mbetur vetëm pak vende në dispozicion, prandaj artdashësit dhe adhuruesit e humorit shqiptar inkurajohen të sigurojnë sa më shpejt biletat e tyre për të mos humbur këtë ngjarje unike që po bëhet traditë në Zvicër.

Biletat për festivalin mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” është kthyer tashmë në një pikëtakim të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në diasporë, duke promovuar talentin, humorin dhe kulturën shqiptare në një atmosferë të ngrohtë e gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/