Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe dy javë afat: Deri tash më pak se 20% e zyrtarëve...

Edhe dy javë afat: Deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundimin e afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, vetëm 1 mijë e 920 zyrtarë publikë e kanë kryer këtë obligim.

Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, 8.420 të tjerë nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe atyre u është bërë thirrje ta kryejnë këtë obligim ligjor.

Sipas APK-së, deklarimi i rregullt i pasurisë është proces që kontribuon në forcimin e integritetit institucional dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

“Deklarimi në kohë i pasurisë forcon kulturën e integritetit në institucionet tona dhe njëkohësisht kontribuon në shmangien e pasojave dhe sanksioneve të parapara në rast të mosrespektimit të obligimit ligjor”, ka thënë në një njoftim, Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas APK-së, mosdeklarimi brenda afatit, vonesa në deklarim apo deklarimi i pasaktë përbën shkelje ligjore. 

Në këtë agjenci thonë se sanksionet përfshijnë gjoba deri në 500 euro e paraqitje të kallëzimit penal. 
Sipas ligjit, Gjykata mund të shqiptojë edhe dënim me burgim deri në 5 vjet.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Agjencisë për Parandalimin e Pasurisë mbi 100 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me afatet ligjore.

Deri më 2024, zyrtarë të shumtë publikë janë dënuar për mosdeklarim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë, shkruan Gazeta Express.

E pas këtij viti, me qindra zyrtarë nuk janë ndjekur penalisht, pasi Supremja e ka vlerësuar vetëm si kundërvajtje mosdeklarimin e pasurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT