Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka qenë ndër yjet që tërhoqën vëmendjen në Javën e Modës në Paris, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, artistja 30-vjeçare është parë tejet elegante, e veshur me një fustan të zi të shkurtër, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe syze të errëta, që i dhanë një pamje klasike dhe moderne njëkohësisht.
Në një prej imazheve që kanë bërë xhiron e mediave, Ava Max shfaqet përkrah ikonës gjermane të bukurisë, supermodeles së famshme Heidi Klum, teksa të dyja pozuan buzëqeshur përpara kamerave.
Pjesëmarrja e Avës në këtë event prestigjioz vjen si dëshmi e ndikimit të saj në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e modës.
Ava Max dhe Heidi Klum (Foto Ava Max/Instagram)
Në Javën e Modës në Paris kanë marrë pjesë edhe shumë yje të tjerë, përfshirë Rita Orën, e cila gjithashtu ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj plot stil dhe vetëbesim. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

Foto: Ava Max/Instagram

Foto: Ava Max/Instagram