E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeEdhe Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Edhe Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte vërtetuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për spiunazh.

Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores kishin paraqitur avokatët Berisha dhe Shala, me propozim që Gjykata e Apelit të hudhë akuzën ndaj dy të akuzuarve.

“REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, Bedri Shabani, av. Besnik Berisha dhe Muharrem Qerimi, av.Betim Shala, ndërsa aktvendimi Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special,…, i datës 20.04.2025, VËRTETOHET”, thuhet në vendim, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv

Për këto ankesa, Prokuroria e Apelit ka propozuar që të njëjtat të refuzohen, kurse vendimi i Themelores të vërtetohet.

The post Edhe Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT