Më 23 shkurt 2025, në Palestrën Sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Imperium” në Bardhosh, Prishtinë, do të mbahet turniri ndërkombëtar i karatesë “Fushë-Kosova Open 2025”.
Sipas përfaqësuesit Isak Curri, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 500 sportistë nga vende dhe klube të ndryshme të rajonit.
Garuesit do të jenë nga mosha 7-vjeçare e deri te kategoria e të rriturve, njofton Klankosova.tv.
Turniri organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, dhe synon të promovojë sportin e karatesë duke sjellë një garë të nivelit të lartë për sportistët dhe adhuruesit e këtij arti marcial.
Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>