Këngëtari, Ed Sheeran ka thënë se e kupton pse njerëzit mund ta konsiderojnë “të çuditshëm” faktin që ai ka ndërtuar një “minifshat” rreth shtëpisë së tij në Suffolk të Anglisë, por për të, ishte thjesht një nevojë për privatësi dhe qetësi, ka shkruar FemaleFirst.
“Kemi ndërtuar një kishë të vogël në pronën tonë, dhe këndojmë këngë të Krishtlindjes aty. Pas këngëve, të gjithë hyjnë brenda për verë të ngrohtë me erëza dhe ëmbëlsira tradicionale. Ka kapacitet për rreth 40 ose 50 persona, por është një vend i ngushtë… E di që tingëllon çuditshëm të ndërtosh gjithë këtë infrastrukturë në pronën tënde, por ka momente kur thjesht do të jesh me familjen dhe askush të mos të filmojë”, ka thënë ai në podcastin, “Call her Daddy”.


Pjesë e këtij “fshati privat” është edhe një pub që mban emrin “Lancaster Lock”, një kombinim i mbiemrit të nënës së tij dhe nënës së bashkëshortes së tij, Cherry. Ai ka thënë se pubi është frymëzuar nga lokalet që frekuentonte si adoleshent.
“S’mund të relaksohesh më si dikur, si në adoleshencë, kur shkoje në pub për të shkarkuar energjinë. Të gjithë e dinin ku shkoja, dhe një ditë pashë një hambar të rrënuar në pronën time dhe mendova: ‘Pse të mos e kthejmë në pub?’”, ka treguar Sheeran.
Ai e ka pajisur pubin me koleksionin e tij personal të rekuizitave nga filmat, dhe përveç pubit, ka ndërtuar edhe një kinema dhe një “dhomë për të dëgjuar muzikë”.
“E bleva një banak të vjetër pubi nga eBay, dhe e montova atje. Ka edhe një tunel që të çon në një dhomë dëgjimi, dhe më pas në kinema. E gjithë kjo është pak si ‘vend për burra’”, ka thënë ai me humor.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);