E zonja dhe me qëllime të qarta për Prishtinën – Erblina e AAK-së me numër 15

E zonja dhe me qëllime të qarta për Prishtinën – Erblina e AAK-së me numër 15

Erblina Tahiraj është politologe me përvojë në angazhimin publik dhe politik, me fokus në çështjet rinore, fuqizimin e grave dhe promovimin e kulturës politike të përgjegjshme.

Ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe është në përfundim të studimeve Master në Administratë Publike dhe Diplomaci.

Ajo ka filluar aktivitetin politik që në moshë të re, duke shërbyer si Nënkryetare e parë e Aleancës së të Rinjve të Kosovës dhe Këshilltare Politike për Rini në kabinetin e Zëvendëskryeministrit.

Ka përvojë pesëvjeçare në menaxhimin e Burimeve Njerëzore në sektorin privat, duke zhvilluar aftësi në udhëheqje, ndërtim ekipesh dhe kulturë organizative. Erblina njihet për integritet, qartësi në komunikim dhe përkushtim ndaj komunitetit, duke synuar të sjellë frymë të re dhe përfaqësim të përgjegjshëm në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

The post E zonja dhe me qëllime të qarta për Prishtinën – Erblina e AAK-së me numër 15 appeared first on Klan Kosova.