E zbulon Fabrizio Romano: Ylli i Interit gjatë verës mori 15 oferta, por të gjitha u refuzuan

E zbulon Fabrizio Romano: Ylli i Interit gjatë verës mori 15 oferta, por të gjitha u refuzuan

Francesco Pio Esposito përjetoi një mbrëmje të paharrueshme të shtunën në Cagliari, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A.

Për lojtarin e lindur në vitin 2005 ishte një moment i jashtëzakonshëm, që konfirmon rritjen dhe talentin e tij të madh.


Ironia e fatit bëri që goli i parë të vinte pikërisht kundër ekipit të vëllait të tij, Sebastiano Esposito. Reagimi i Cristian Chivu nga stoli ishte po aq ikonik, duke treguar se sa i lidhur është trajneri me të riun italian.

Vendimi i Interit dhe Chivut për ta mbajtur këtë verë në skuadër po tregon vlerën e vet. Esposito po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe po bëhet një element i rëndësishëm në planet e zikaltërve.

Sipas Fabrizio Romanos, gjatë afatit kalimtar të verës Esposito kishte marrë më shumë se 15 oferta, nga Italia dhe jashtë saj.

Leicester City dhe Nottingham Forest ishin ndër klubet angleze që e donin me ngulm, por Interi vendosi ta mbajë dhe ta zhvillojë nën përkujdesjen e Chivut.

Sot, ky besim po shpërblehet në fushë, ku Esposito po konfirmon se mund të jetë një nga talentët më premtues të Serie A. /Telegrafi/