Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeLajmeE vetmja grua në tryezën e NATO: Jennie Carignan udhëheq ushtrinë e...

E vetmja grua në tryezën e NATO: Jennie Carignan udhëheq ushtrinë e Kanadasë

Gjeneralja Jennie Carignan është bërë gruaja e parë që drejton forcat e armatosura të Kanada, duke u shndërruar në një figurë kyçe në përpjekjet për forcimin e ushtrisë në një kohë tensionesh globale.

Ajo po udhëheq një strategji të gjerë që përfshin rritjen e numrit të ushtarëve aktivë dhe rezervistëve, si dhe krijimin e një “rezerve strategjike” me deri në 300 mijë civilë të trajnuar për situata krize.

Carignan ka theksuar se bota është duke ndryshuar dhe se ushtria duhet të përgatitet për konflikte më të mëdha dhe kërcënime të reja, përfshirë ato nga vende si Rusia dhe Koreja e Veriut.

Ajo është gjithashtu e vetmja grua në tryezën e shefave ushtarakë të NATO-s, duke theksuar se roli i grave në ushtri po rritet dhe barrierat e së kaluarës po bien gradualisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT