Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin kosovar, pasi futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje kundër KFV Deçani, si pasojë e një sulmi kardiak.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi zyrtar.
“Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA – KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën. Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE. Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin. Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh. JEMI SHUMË TË PIKLKUAR ME KETE RAST TRAGJIK”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


