Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit.
Sinjali mëson se viktima është Mehmet Krasniqi, rreth 71-vjeçar. Sipas dëshmitarit, ai kishte dëgjuar një rënkim nga drejtimi i kalasë dhe më pas kishte parë një person të varur në hekurat rrethues, i cili në një moment ishte rrëzuar në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!