E trishtë: Ky është 38-vjeçari në Gjilan që u gjet pa shenja jete – trupi dërgohet për obduksion

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gjilanit, ku është gjetur pa shenja jete 38-vjeçari Gëzim Hyseni, raporton Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta, mbrëmë, rreth orës 18:00, emergjenca e qytetit ka njoftuar Policinë për një rast vdekjeje në rrugën “Abdullah Tahiri”. Patrulla policore, menjëherë pas pranimit të informacionit, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në banesë është gjetur trupi i pajetë i Gëzim Hysenit, rreth 38-vjeçar.

Ekipi mjekësor që kishte arritur paraprakisht në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete. Ai ishte gjetur i shtrirë në shtratin e dhomës së ndenjës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Hetimeve Rajonale, ekspertët e Forenzikës si dhe Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/