Në bllokun e parë të emisionit “Kosova today” në Klan Kosova po diskutohet çështja e pesë policëve të arrestuar për rastin e Agon Zejnullahut në Lipjan.
Për paraburgimin e tyre, folën gazetarët Vullnet Krasniqi dhe Qëndresa Tërshani, transmeton Klankosova.tv.
“Kishte mërzi nga kolegët e personave që janë arrestuar, pra pesë policëve, sesa këtyre vetë që janë arrestuar, megjithatë brenda gjykatës, mbase janë shprehur edhe më shumë të penduar, sesa që janë parë në momentin kur kanë hyrë. Sipas avokatit Besnik Berisha, i cili ishte i vetmi që dha informacione jashta seancës, pasi seanca ishte e mbyllur, ai tha se këta nuk ndjehen mirë, ndjejnë keqardhje për rastin që ka ndodhur, por tha se është e rëndësishme që ata nuk e mohojnë asnjë veprim që e kanë bërë nga momenti që janë thirrur për ndihmë nga qytetarët”, tha Tërshani.
“Këtu është një rast specifik ku zyrtarët policorë nuk e kanë kuptuar situatën, kanë reaguar pa e kuptuar se çfarë po ndodhë, edhe e trajtojnë Agonin si një kriminel i cili është shumë i rrezikshëm. Mënyra e intervenimit të tyre për mua është shumë shqetësuese”, thotë nga ana tjetër Krasniqi.
Tutje, në studio u diskutua edhe dosja e Prokurorisë në rastin e pesë policëve, dokument i cili u sigurua nga Klankosova.tv.
The post “E trajtuan Agonin si kriminel” – diskutohet arrestimi i pesë policëve në Lipjan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.