“E tmerrshme, e turpshme, jam i zhgënjyer edhe një herë” – Isak i ashpër pas humbjes nga Kosova

"E tmerrshme, e turpshme, jam i zhgënjyer edhe një herë" - Isak i ashpër pas humbjes nga Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1.

Golin vendimtar për Dardanët e realizoi Fisnik Asllani, i cili vulosi një nga sukseset më të mëdha të Kosovës në garat ndërkombëtare.


Pas ndeshjes, sulmuesi i njohur i Suedisë, Alexander Isak, i vlerësuar si një nga lojtarët më të shtrenjtë në Angli, ka reaguar me tone zhgënjimi për paraqitjen e ekipit të tij.

“Është tmerrësisht e tmerrshme. E turpshme. I zhgënjyer, edhe një herë. Gjithçka është shumë keq”, deklaroi Isak për mediat suedeze pas ndeshjes.

Ai pranoi se skuadra është në krizë të thellë dhe se problemi shkon përtej një ndeshjeje të keqe.

“Po luajmë shumë keq. Mënyra se si po luajmë nuk funksionon. Po e bëjmë shumë keq edhe individualisht. Është një kombinim i gjithçkaje. Ka pasur një zhvillim negativ që kur kanë filluar kualifikueset e Kupës së Botës, nuk ka pasur përparim. Është e trishtueshme”, përfundoi Isak.

Kjo humbje ka thelluar krizën e Suedisë, që mbetet me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Kosova ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/