Rruga e tranzitit që lidh dy qytetet fqinje, Pejën e Deçanin, është shndërruar në ankth për pejanët e deçanasit.
Gropa, pluhur, asfalti e rruga të dëmtuar fund e krye, janë ato që të bien në sy me patjetër po e kalove këtë rrugë.
Por përveç kësaj, banorët e kësaj ane hallin kryesor e kanë të mungesës së një rrethrrotullimi, raporton Kiks Kosova.
Veturat kalojnë skaj njëra-tjetrës pa respektuar asnjë sinjalizim e shenjë.
Jo sepse nuk duan, por sepse nuk ka asgjë prej gjëje.
E kjo madje është arsyeja që numri i aksidenteve në këtë zonë sipas banorëve është tejet i lartë.
Xhevat Daci, madje tregon se si vetë ai kishte qenë njëherë protagonistë i një ngjarje të tillë.
Rruga në të cilën kanë dalje disa fshatra të Pejës si Loxha, Graboci, Gorozhdeci, Lagja Dardania dhe deçanasit që duan të shkojnë në Pejë apo edhe në Prishtinë, është bërë e rrezikshme sipas banorëve.
Sipas Ali Pjetroviq, banor i fshatit Graboc dhe njëherësh vozitës me profesion, brenda muajit ka raste kur bëhen 5 ose 6 aksidente pikërisht te kryqi që lidh këto fshatra dhe dy qytete.
Përveç kolonave të mëdha që bëhen gjatë sezonit së verës në këtë copë rruge, sipas banorit, ngarkesat e mëdha janë edhe pa qenë mërgimtarët fare.
Detajet tjera të kësaj kronike i gjeni më poshtë:
The post E tmerrshme: 5-6 aksidente brenda muajit në rrugën Deçan-Pejë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.