Sunday, March 29, 2026
spot_img
HomeLajmeE tërheq zvarrë para fëmijëve dhe e mbyll në dhomë për para...

E tërheq zvarrë para fëmijëve dhe e mbyll në dhomë për para – arrestohet i dyshuari për dhunë në familje në Gjilan

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Gjilan, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëjetuesi i saj, në prani të fëmijëve.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 23:00 në fshatin Llashticë.

Sipas deklarimit të viktimës A. S, konflikti kishte nisur pasi ajo kishte marrë një shumë prej rreth 100 euro nga punëdhënësi dhe kishte blerë ushqime për shtëpi.

Kjo kishte nxitur reagimin e të dyshuarit R. R, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit dhe me tendencë kontrolli financiar, kishte kërkuar llogari për paratë.

Sipas viktimës, ai e ka tërhequr zvarrë nga kati i dytë në katin e parë, duke e kapur për krahu, ndërsa kjo skenë është parë nga djali i tyre 5-vjeçar.

Situata ka eskaluar më tej, ku i dyshuari dyshohet se e ka mbyllur viktimën në dhomë dhe e ka kushtëzuar që t’i japë 130 euro në këmbim të hapjes së derës.

Në momentin e përshkallëzimit, kanë ndërhyrë fëmijët, duke parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës.

Sipas informatave, i dyshuari është përdorues i rregullt i alkoolit dhe ka pasur raste të mëhershme të dhunës në familje gjatë viteve 2024-2025.

Pas testimit, ai ka rezultuar me 0.47 promil alkool në gjak.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT