
Çmimet e energjisë elektrike në Francë ranë përkohësisht në zero – konsumatorët morën energji falas.
Më 8 dhjetor, çmimet e energjisë elektrike në tregun “day-ahead” të Francës ranë në zero, që do të thotë se për disa orë energjia ishte praktikisht falas.
Kështu raportoi Bloomberg, i cili medium dha edhe disa detaje rreth kësaj ngjarje.
Arsyeja ishte një tepricë e rrallë energjie: një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë uli ndjeshëm kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë.
Në të njëjtën kohë, centralet bërthamore po funksiononin me rreth 85 për qind të kapacitetit, duke shtuar edhe më shumë furnizimin e tepërt në rrjet.
Agjencia vëren se Evropa po përballet me situata të tilla gjithnjë e më shpesh: rritja e prodhimit nga burimet e rinovueshme gjatë periudhave me kërkesë të ulët po e shtyn gjithnjë e më shumë çmimin e energjisë drejt zeros – dhe nganjëherë edhe në territor negativ. /Telegrafi/


