Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë: Vetura godet për vdekje një këmbësor 74-vjeçar në Skenderaj

E rëndë: Vetura godet për vdekje një këmbësor 74-vjeçar në Skenderaj

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sonte rreth orës 21:10 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendin e ngjarjes këmbësori, rreth 74-vjeçar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejme.

“Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT