Ka humbur jetën një person që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit të sotëm në Leposaviq, ku u përfshinë dy vetura – njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, nga Serbia.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi Erduan Baliqi nga njësia e planifikimit dhe vlerësimit operacional në Mitrovicë të Veriut, duke bërë të ditur se viktima është M.Dh., i lindur në vitin 1999, nga Leposaviqi.
“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E rëndë: Vdes 26-vjeçari që u aksidentua në Leposaviq appeared first on Sinjali.


