Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë për familjen: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që...

E rëndë për familjen: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit për vdekje nga vetura në Bresje

Safet Hisenit, këmbësori që humbi jetën natën e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do t’i jepet lamtumira e fundit sot, në varrezat e Fushë Kosovës.

Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të mbahet nga ora 13:00, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur familjar, miq dhe dashamir, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Safet Hiseni, do të bëhet nesër me datë 24.02.2026, në ora 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rastin e rëndë, për Klankosova.tv e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”/Klankosova.tv

E dhimbshme: Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT