Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë.
Një person, nga fshati Lladroviq nga familjarët është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lidhur me rastin, për Klankosova.tv është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
“Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë”, deklaroi Elezaj për Klankosova.tv.
The post E rëndë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës appeared first on Klan Kosova.