Ka ndërruar jetë Ardian Osmani, një 18-vjeçar nga Podujeva, pas një tragjedie të ndodhur në një liqe në Gjermani, ndërsa familjarët dhe shokët e tij kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.
Vëllai i të ndjerit, Berat Osmani, ka shkruar: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.
Ndërsa, Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dushkolli: “Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!