Një burrë ka vdekur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Avdyl Osmanaj, rreth 65 vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, kishte pësuar lëndime të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti derisa po punonte.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 24 qershor.
Lidhur me rastin e rëndë detaje ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Pejë.
“Sot jemi njoftuar nga QKUK-ja se kishte vdekur një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në vendin e tij të punës. Më 24 qershor ka ndodhur rasti, rreth orës 17:25, në fshatin Zallq të Istogut. Viktima kishte rënë nga skelet prej katit të tretë të një objekti ku ishte duke punuar”, tha Gashi për Klankosova.tv.
“Ai u dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por për shkak të lëndimeve u transferuar për trajtim në QKUK”, theksoi ai.
“Lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori i punës. Prokurori ka kërkuar të njoftohet me shkrim lidhur me rastin me të gjitha detajet. Ai po ashtu është në pritje të raportit nga inspektori i punës që më pas të ndermerren edhe hapa të tjerë të nevojshëm”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./ Klankosova.tv.
The post E rëndë: 65 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut ra nga kati i tretë i një objekti ku po punonte appeared first on Klan Kosova.