Në vazhdën e dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, foli për një artikull të publikuar nga The New York Times në vitin 1999, në të cilin pretendohej se UÇK-ja kishte refuzuar propozimet e sekretares së atëhershme të Shtetit, Madeleine Albright.
Rubin tha se nuk e kujton bisedën që përmendej në artikull, por i kujtohej se ai kishte lënë një përshtypje.
“Më kujtohet që kishte marr përshtypje nga kjo, jo biseda. Domethënë nuk është gjithmonë e saktë. Ndoshta e ka ekzagjeruar atë [artikullin]”, deklaroi Rubin.
Në të njëjtin artikull thuhej se Hashim Thaçi fliste gjuhën serbe, por për këtë Rubin tha se nuk kishte dijeni:
“Unë e dija që nuk fliste në gjuhën angleze”, u shpreh ai.
Dëshmia e James Rubin po jepet si pjesë e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet së bashku me ish-krerë të tjerë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!