Heung-Min Son i Tottenhamit dhe Kristjan Asllani i Interit, mbrëmë ishin protagonistë për skuadrat e veta.
Tottenhami fitoi me rezultat 4-3 ndaj Manchester Unitedit, në një ndeshje shumë argëtuese në kuadër të Kupës së Ligës.
Edhe Interi arriti fitore ndaj Udineses me rezultat 2-0 – ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Italisë.
Por, interesantja e përbashkët në këto dy ndeshje ishin golat e shënuara nga korneri.
Madje, edhe këndi nga u shënuan golat ishte i njëjtë.
Te Tottenhami, për këtë u përkujdes Heung-Min Son, ndërsa për Interin Kristjan Asllani.
Vlen po ashtu të theksohet se golat e të dyve ishin vendimtare për fitoret e ekipeve të tyre.
Me këtë fitore, Tottenhami siguroi gjysmëfinalen në EFL Cup, kurse Interi çerekfinalen në Coppa d’Italia.
son heung min oh my gosh pic.twitter.com/QNskGvSfZc
— AP (@PA010401) December 20, 2024
KRISTJAN ASLLANI SCORED DIRECTLY FROM A CORNER! ⛳🤯#InterUdinese pic.twitter.com/z6pedxoAB1
— Lega Serie A (@SerieA_EN) December 20, 2024
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>