Në Alsdorf të Gjermanisë, policia ka ndaluar një automjet pasi në bagazhin e tij ndodhej një kalë i bardhë.
Shoferja e kishte lidhur kafshën me një litar te një unazë metalike dhe kishte shtruar një qilim në bagazh, duke pretenduar se ishte i siguruar.
Policia theksoi se një transport i tillë është i rrezikshëm, pasi edhe një qen nuk lejohet të bartet në këtë mënyrë.
Sipas llogaritjeve të tyre, në rast të një përplasjeje me 50 km/h, poni që peshon 150 kilogramë do të përplasej me forcën e 7.5 tonëve.
Gruaja refuzoi të paguante gjobën, andaj ndaj saj do të nisë një procedurë më e rëndë administrative.
Vetë poni, sipas policisë, qëndroi i qetë gjatë gjithë kontrollit. /Telegrafi/