E mbijetuara e kancerit të gjirit: Rënia e flokëve ishte moment i rëndë për djalin tim

E mbijetuara e kancerit të gjirit: Rënia e flokëve ishte moment i rëndë për djalin tim

Merita Pacolli është ndër gratë që mposhti luftën me kancerin në gji.

E ftuar në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës, Pacolli tha se ishte tejet e vështirë marrja e një lajmi të tillë, transmeton Klankosova.tv.

Pacolli tha se nëntë vjet më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji, derisa tha se kjo betejë e saj nuk u fitua se u dorëzua, por përkundër, që nuk hoqi dorë nga jeta.

“Mendimi i parë në atë moment kanë qenë fëmijët. Si do të ia dalin fëmijët e mi pa mua? Ky ka qenë mendimi im i parë në marrjen e lajmit”, u shpreh Pacolli.

“Kur u diagnostikova, vetëm e kam parë vdekjen me sy”, u shpreh tutje psikologia.

Ndër të tjera, Pacolli tregon edhe eksperiencën që e pati kur si pasojë e sëmundjes, i ranë flokët.

“Më kujtohet momenti kur kam përjetuar rënien e flokëve ka qenë moment shumë i rëndë për djalin tim, pasi unë nuk kisha as shpjegim, pasi nuk kisha si t’i thosha një djali 3 vjet e gjysmë, nëna jote për shkak të sëmundjen i ka humbur flokët”, tha tutje ajo.

The post E mbijetuara e kancerit të gjirit: Rënia e flokëve ishte moment i rëndë për djalin tim appeared first on Klan Kosova.