Këngëtarja e madhe, Shkurte Fejza, ka qenë mysafire në emisionin “Weekend” në Klan Kosova me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, që mbahet në datat 5, 6 dhe 7 mars.
Ajo rrëfeu për karrierën e vet të gjatë me këngën shqipe, duke treguar për emocionet që ia jep publiku sa herë që ajo paraqitet në skenë.
Derisa emisionin e nisi me këngën legjendare “Mora fjalë”, intervistën e përmbylli me “E kam emrin kosovar”.
Dëgjojeni intervistën me këngëtaren Shkurte Fejza në vijim:


