E la Feyenoordin për Milanin pak javë më parë, e Feyenoordi e la në shtëpi

E la Feyenoordin për Milanin pak javë më parë, e Feyenoordi e la në shtëpi

Santiago Gimenez bëri bujë me transferimin e tij të janarit nga Feyenoordi te Milani.

Hiç më larg se tri javë më parë ai e djersinte fanellën e klubit nga Roterdami para se të kalonte te Kuq e Zinjtë.

Sonte e nisi si më mirë duke i shënuar ish-klubit të tij në minutën e parë të takimit.

Mirëpo, holandezët barazuan rezultatin dhe eliminuan Milanin 2:1 me rezultat të përgjithshëm të dy ndeshjeve, duke e lënë në shtëpi meksikanin që erdhi te Milani për një lavd më të madh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>