Deputeti i zgjedhur, Besnik Tahiri, ka folur rreth vizitës së Ramush Haradinajt në Pentagon gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kërkesës së Haradinajt për anëtarësim në NATO, Tahiri pohoi se Alton Buland, drejtori kryesor për Evropën dhe për politikat e NATO-s në zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, u kishte thënë se “e ka marrë mesazhin e tyre”.
“Nuk mund të ndaj se çka kemi folur në takim, sepse është takim në Pentagon, në ndërtesën me sigurinë më të lartë në botë, dhe nuk është e imja me e komentu. Por një po e komentoj. Përgjigjja e drejtorit Buland ka qenë: I got your message. Që do të thotë, e kuptova porosinë tuaj”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ata çka kanë thënë nuk po i komentoj. Ne kemi argumentuar në detaje që partneriteti për paqe nuk i hyn në funksion Kosovës, sepse ne veç e kemi bërë kontrollin civil, ne veç i kemi bërë reformat, ligjet e Kosovës janë ligje që i kemi shkruar bashkë me amerikanët…”


