E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeSportE kryer, arrihet marrëveshje verbale mes Florian Wirtz dhe Bayern Munich –...

E kryer, arrihet marrëveshje verbale mes Florian Wirtz dhe Bayern Munich – Indeksonline.net

20:37 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me futbollistin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

Gazeta e njohur gjermane “BILD”, raporton se tashmë gjithçka është e kryer dhe vetëm ka mbetur të përcaktohet se kur do të finalizohet marrëveshja, këtë verë apo verën e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

22-vjeçari nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë tjetër pasi dëshiron vetëm të shkojë te Bayerni.

Bavarezët po përgatisin një ofertë fillestare prej rreth 100 milionë eurosh, të cilën së shpejti do t’ia paraqesin Leverkusenit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje këtë verë, Wirtz është i gatshëm të presë edhe një vit. Leverkusen më pas do të duhej të shesë pasi do të ishte shansi i tyre i fundit për të marrë një tarifë për të./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT