E konfirmon Kuka: Akil Gjakova e Laura Fazliu mungojnë shkaku i lëndimeve

E konfirmon Kuka: Akil Gjakova e Laura Fazliu mungojnë shkaku i lëndimeve

Trajneri Driton Kuka ka konfirmuar se Akil Gjakova e Laura Fazliu fatkeqësisht nuk do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik shkaku i disa lëndimeve.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se Kosova do të marrë pjesë me 20 garues në ngjarjen që zhvillohet në Pejë.


Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Për mbramje të mirë e pa politikë!

Nesër e pasnesër në Pejë mbahet Kampionati Ballkanik për të rritur!

Nderin e ekipit të parë do e mbroj Distria pasi Akili e Laura sdo garojnë për shkak të disa lëndimeve të vogla!

Ndërsa gjeneratat e reja të vendit tonë do sfidohen nga garues prej 9 shtete pjesëmarrëse!

Ekipi ynë do marr pjesë me 20 garues.

Garat fillojnë në ora 10.00 në Palestrën Karagaq në Pejë!

Presim lufta të bukura e atraktive ejani të shihni kampionët e mëdhenj por edhe ata që po vijnë në skenë”, shkroi ai.

Kujtojmë, ndeshjet paraeliminare do të nisin me fillim nga ora 10:00, kurse blloku final nga ora 16:00./Telegrafi/