E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportE kishte manifestuar të ardhmen, Alexander-Arnold tani do të jetë nën direktivat...

E kishte manifestuar të ardhmen, Alexander-Arnold tani do të jetë nën direktivat e Alonsos – Indeksonline.net

21:28 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Për herë të fundit u takuan në kuadër të “Champions-it”, të dy me ekipe të ndryshme.

Por gjithçka do të ndryshojë sezonin e ardhshëm, me Trent Alexander-Arnold që do t’i bashkohet Real Madridit si mbrojtës dhe Xabi Alonso si trajner.

Kohë më parë, Alexander-Arnold e kishte pohuar se idolizonte Xabi Alonson që nga fëmijëria, shkruan IndeksOnline.

Madje, pas ballafaqimit Bayer Leverkusen – Liverpool, Trent-i kishte publikuar një fotografi të përbashkët me Xabin, duke vlerësuar lart figurën e tij.

Nga sezoni i ardhshëm, Trenti do të mund të luajë nën direktivat e spanjollit, pasi ky i fundit konfirmoi sot se nuk do të vazhdojë më kontratën e menaxhimit me Bayer Leverkusen./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT