‘E kemi kapur’ – i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është kapur me ndihmën e një anëtari të familjes

'E kemi kapur' - i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është kapur me ndihmën e një anëtari të familjes

Lajmi i fundit u njoftua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një program televiziv në mëngjes.

“Mendoj se me një shkallë të lartë sigurie, e kemi atë”, tha Trump në Fox & Friends të premten në mëngjes në New York City, duke iu referuar vraswsit tw Charlie Kirk.


“Në paraburgim. Në thelb, dikush që ishte shumë afër tij e dorëzoi atë”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Ishte gjithashtu Trump i pari që njoftoi se aleati i tij, Kirk, kishte vdekur pasi u qëllua në qafë në Universitetin Utah Valley të mërkurën.

Në një konferencë për shtyp të premten në mëngjes, zyrtarët identifikuan personin në paraburgim si 22-vjeçarin Tyler Robinson.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox u tha gazetarëve se “një anëtar i familjes së Tyler Robinson kontaktoi një mik të familjes i cili kontaktoi Zyrën e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit, me informacionin që Robinson u kishte rrëfyer atyre”.

Videoja tregon të dyshuarin duke mbërritur në kampusin e universitetit në një makinë dodge challenger Grey në orën 08:29 sipas orës lokale në mëngjesin e të shtënave, tha Cox.

Ai tha se hetuesit kishin intervistuar një anëtar të familjes, i cili tha se i dyshuari ishte bërë më politik në vitet e fundit.

“Anëtari i familjes iu referua një incidenti të kohëve të fundit në të cilin Robinson erdhi për darkë para 10 shtatorit, dhe në bisedën me një anëtar tjetër të familjes, Robinson përmendi se Charlie Kirk do të vinte në UVU”, shtoi Cox.

Gjithashtu tha se hetuesit kishin folur me një shok dhome të të dyshuarit, i cili u kishte treguar mesazhe me një llogari të quajtur “Tyler” në aplikacionin e mesazheve Discord.

Mesazhet i referoheshin nevojës për të marrë një pushkë nga “një pikë lëshimi” dhe pushkës së lënë në një shkurre, të mbështjellë me një peshqir.

FBI tha të enjten se kishin gjetur armën e dyshuar të vrasjes – një pushkë të importuar Mauser 30-06 me bulon – të mbështjellë me një peshqir në një zonë të pyllëzuar.

Cox u tha gazetarëve se hetuesit kishin gjetur mbishkrime të gdhendura në gëzhojat e gjetura me pushkën, e cila kishte një dylbi të montuar sipër saj.

Mbishkrimet përfshinin “hej fashist! kap” dhe “bella ciao” dhe “nëse e lexon këtë, je gej, LMAO”.

Bella ciao do të thotë “lamtumirë bukuroshe” në italisht. Është gjithashtu titulli i një kënge kushtuar rezistencës italiane që luftoi kundër trupave pushtuese të Gjermanisë naziste.

Arrestimi erdhi më pak se një ditë pasi FBI publikoi fotografi të paqarta të një “personi me interes” të kërkuar për të shtënat.

Hetuesit kërkuan ndihmën e publikut për identifikimin e të dyshuarit, i cili mbante syze dielli, këpucë Converse dhe një bluzë të zezë “të veçantë” me mëngë të gjata me një flamur amerikan dhe një shqiponjë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com